Sat, May 3, 2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhen detajet: Viktima dhe pasagjerët po shkonin në punë! Pas përplasjes, ata dolën nga fugoni por makina tjetër erdhi me shpejtësi dhe…

  • PublishedFebruary 17, 2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhen detajet: Viktima dhe pasagjerët po shkonin në punë! Pas përplasjes, ata dolën nga fugoni por makina tjetër erdhi me shpejtësi dhe…

Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku pas një përplasje me trafikndarëse udhëtarët dolën nga mjeti, por u përplasen nga një makinë tjetër, nga ku ndërroi jetë 28 vjeçari.

Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është për plasur me trafikndarësen e autostradës. Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:05 të mëngjesit të sotëm. Drejtuesi i automjetit që përplasi 4 personat u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI EDHE: Pësuan aksident në autostradën Tiranë-Durrës dhe qëndruan në rrugë, makina tjetër përplas drejtuesin e mjetit dhe 3 pasagjerët! Ndërron jetë 28 vjeçari
NJOFTIM

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.