Sun, May 11, 2025

Pësuan aksident në autostradën Tiranë-Durrës dhe qëndruan në rrugë, makina tjetër përplas drejtuesin e mjetit dhe 3 pasagjerët! Ndërron jetë 28 vjeçari

  • PublishedFebruary 17, 2025

Pësuan aksident në autostradën Tiranë-Durrës dhe qëndruan në rrugë, makina tjetër përplas drejtuesin e mjetit dhe 3 pasagjerët! Ndërron jetë 28 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:05, kur i riu humbi kontrollin e automjetit për t’u përplasur me trafikndarësen.

Pas kësaj, shoferi dhe 3 pasagjerët kanë dalë nga makina dhe kanë qëndruar në rrugë, por një automjet tjetër i ka përplasur të katërt të aksidentuarit.

Si pasojë e aksidentit të dytë, drejtuesi i automjetit të përplasur, shtetasi G.M., rreth 28 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa 3 pasagjerët janë dërguar në spital për mjekim.

Shoferi i automjetit që përplasi 4 personat u shoqërua nga blutë për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIM

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.