Fri, May 2, 2025

Të vegjël me të mëdhenjtë, por Inzaghi nuk e bën dramë: Jemi ende në lojë

  • PublishedFebruary 17, 2025

Të vegjël me të mëdhenjtë, por Inzaghi nuk e bën dramë: Jemi ende në lojë

Ndaj Juves, Inter humbi jo vetëm shansin për të kapur kreun, por ky ishte testi i radhës kundër ekipeve të mëdha që zikaltërit dështojnë. Nga disfata në Superkupë, për të vijuar më “X” në derbi në Serie A, humbja kundër Fiorentinës etj, shumë detaje që vërtetojnë se Inter vuan kundër ekipeve të mëdha. Përballë “Zonjës së Vjetër”, ekipi i Inzaghi-t shpërdoroi shumë raste, mbi të gjitha në pjesën e parë, por trajneri i Inter është i qartë se duhet të ndryshojë situatën në ndeshje direket:

“Kemi humbur dy ndeshje në transfertë, por kjo ishte ndryshe nga ndeshja në Franchi. Është e qartë se duhet të ndryshojmë ritmin në sfidat direkte. Nuk është koha për ta bërë dramë, por të përmirësohemi. Është gjithçka e hapur, ka ende shumë ndeshje në lojë, por sigurisht që ne duhet të ndryshojmë ritmin. Me Napolin do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por më parë është Genoa e më pas Lazio në Kupë”, u shpreh Inzaghi.

I ndryshëm është diskutimi në radhët e Juves, suksesi në Derbin e Italisë bën me krah Thiago Motta-n, kjo ishte një fitore që afron trajnerin dhe lojtarët me tifozët, por Motta nuk e sheh në këtë mënyrë:

“Nuk ia kam idenë nëse kjo fitore më afron më shumë me tifozët. Objektivi im është të përmirësoj këtë skuadër, të jap maksimumin. Unë nuk stërvit për t’i bërë qejfin dikujt. Sigurisht më pëlqen kur shoh që tifozët mbështesin djemtë, ata e meritojnë për impenjimin që kanë dhënë”, theksoi Motta.

()


AlbaniaWeb.net