Mon, May 12, 2025

Kolo Muani ribën Juve, “Zonja e Vjetër” e fiksuar pas francezit, gati plani për ta mbajtur në Torino

  • PublishedFebruary 18, 2025

Kolo Muani ribën Juve, “Zonja e Vjetër” e fiksuar pas francezit, gati plani për ta mbajtur në Torino

Gola, assiste, shpërthime, i papërmbajtshëm në zonë. Në pak javë, Kolo Muani po bën atë që nuk kishte bërë Dusan Vlahovic deri në këtë pikë të sezonit. Që nga dita kur zbarkoi në Torino, “bomberi” francez ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 assist, 3 gola më pak se Vlahovic. Thiago Motta dhe i gjithë ambienti në Torino janë të dashuruar pas “gjelit” të ri, një sulmues që ka ndryshuar totalisht “Zonjën e Vjetër”. Impakti i tij brenda skuadrës është jashtëzakonisht i madh, kjo reflektohet edhe në shifra pasi përballë Inter ishte fitorja e 4 radhazi:

Tuttosport
Tuttosport

“Kolo ribën Juven”, ishte titulli kryesor i TottoSport këtë të martë. E përditshmja torineze zbulon se drejtuesit e Juves janë shumë të kënaqur nga rendimenti i sulmuesit, për këtë arsye kanë nisur që tani punën për të gjetur formulën e duhur, në mënyrë që ta mbajnë në Torino edhe për shumë kohë.

Gjithnjë sipas TuttoSport, Giuntoli po vlerëson mundësi që të kërkojnë sulmuesin sërish në formë huazimi, të paktën edhe për sezonin 2025/2026, por këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për një huazim të thatë, por në marrëveshjen me PSG do të përfshihet edhe e drejta për të blerë përfundimisht kartonin e tij për një çmim rreth 50 milionë euro.

Vlahovic
Vlahovic

Në këto negociata, Juve ka në favor faktin që Kolo Muani nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques. Sigurisht, nëse Kolo Muani do të qëndrojë në Torino, Dusan Vlahovic do të largohej. Nëse paraqitjet e Kolo-s do të vijojnë në këtë nivele nuk përjashtohet mundësia që Juve të blejë kartonin e tij në fund të këtij sezoni me para do t’i plotësonte nga shitja e Vlahovic.

()


AlbaniaWeb.net