Mon, Aug 18, 2025

EMRAT/ Plagosja në Kukës, autori drejtor në Bashki, i dëmtuari kushëri i kryebashkiakut. Detajet si nisi sherri

  • PublishedFebruary 19, 2025

EMRAT/ Plagosja në Kukës, autori drejtor në Bashki, i dëmtuari kushëri i kryebashkiakut. Detajet si nisi sherri

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja në Kukës. Burimet bëjnë të ditur se i plagosuri është identifikuar 29-vjeçari Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj.

I riu dyshohet të jetë plagosur nga një shtetas me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Sherri mes tyre ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjencisë Bicaj”, ku Halilaj e ka goditur me grushte autorin e dyshuar. Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori dhe kur ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt autori e ka qëlluar një herë më armë zjarri.

Deri në këto momente autori akoma nuk është arrestuar edhe pse policia deklaron se ka bërë të mundur identifikimin e tij.