Zgjedhjet në Gjermani të dielën! Kush janë pretendentët për postin e Kancelarit
Gjermania do të mbajë zgjedhjet kombëtare për kancelarin e ri të vendit të dielën.
Sipas CNN kjo fushatë zgjedhore nuk është e rastësishme pasi vitin e kaluar në nëntor, kancelari Olaf Scholz i Partisë Social Demokratike (SPD) shkarkoi ministrin e tij të financave duke humbur kështu besimin e votave të qytetarëve dhe shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Menjëherë pas kësaj, i besuari i Presidentit Trump, miliarderi Elon Musk hyri në fushatë, duke shprehur mbështetjen e tij për Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD).
Ndërhyrja e Musk ndezi një debat kombëtar duke kujtuar historinë e Gjermanisë gjatë shekullit të 20-të, ndërsa kancelari e quajti mbështetjen e Musk për politikanët e ekstremit të djathtë në Evropës “të neveritshme”.
AfD nga ana tjetër ka gjasa të bëhet grupi i dytë më i madh politik në vend, ku i pari cilësohej partia e ekstremit të djathtë që nga epoka naziste.
Kush janë kandidatet kryesorë për tu bëre kancelarët e rinj të shtetit?
FRIEDRICH MERZ
Friedrich Merz, lider i CDU-së (Bashkimi Kristian Demokrat), ka qenë një nga kandidatët më të mundshëm për kancelar. Me një mbështetje të qëndrueshme mbi 30%, CDU – bashkë me CSU-në, partinë simotër bavareze, pritet të rikthehet si partia më e madhe e Gjermanisë. Merz ka promovuar një politikë më të ashpër ndaj emigracionit dhe, për herë të parë, ka kërkuar ligje më të rrepta për të kontrolluar emigracionin. Ndonëse ka refuzuar bashkëpunimin me AfD-në, ai ka shkaktuar protesta masive për politikat e tij. Merz ka një karrierë të gjatë politike dhe ekonomike, duke përfshirë pozita si eurodeputet dhe anëtar i Bundestagut.
ALICE WEIDEL
Alice Weidel, bashkëkryetare e AfD-së, është kandidatja e kësaj partie për kancelare. Ajo shquhetpër qëndrimet e saj të forta kundër emigracionit dhe ka propozuar mbylljen e kufijve dhe “rikthimin” e emigrantëve të paligjshëm. Pas një viti të suksesshëm për AfD-në, ku fitoi në disa zgjedhje lokale, partia ka shënuar një rritje të ndjeshme të mbështetjes edhe në nivel kombëtar, duke arritur rreth 20% të mbështetjes.
OLAF SCHOLZ
Kancelari aktual, Olaf Scholz, është përballur me një periudhë të vështirë, me një SPD që pritet të humbasë deri në 10 pikë në zgjedhje. Edhe pse u ngjit në pushtet pas epokës Merkel, koalicioni “dritat e trafikut” ka pasur shumë përçarje, duke e bërë Scholz më pak të njohur. Gjithashtu ai është përballur me një rënie të popullaritetit, duke u renditur si kancelari më pak i pëlqyer që nga ribashkimi i Gjermanisë.
ROBERT HABECK
Kandidat i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck është aktualisht ministër i Ekonomisë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, edhe pse nuk pritet të fitojë mjaftueshëm vota për të qenë partia më e madhe në Gjermani. Partia e Gjelbër mund të luajë një rol kyç në formimin e koalicionit të ardhshëm.
Çështjet Kryesore në Zgjedhjet Gjermane
Emigracioni
Emigracioni është bërë një nga tematikat kryesore të fushatës, për shkak të pasigurisë të shkaktuar nga një sërë sulmesh të profilit të lartë, që dyshohet se janë kryer nga azilkërkuesit apo migrantët. Kancelari Scholz ka rivendosur kontrolle më të rrepta kufitare me vendet fqinje evropiane, një hap që shumë e kanë parë si përpjekje për të fituar mbështetje nga ata që mund të mbështesin AfD-në, një parti populiste.
Ekonomia
Ekonomia është një tjetër çështje kyçe, pasi aktualisht Gjermania po përballet me stagnim ekonomik. Në janar, Zyra Federale e Statistikave njoftoi se PBB-ja u tkurr për të dytin vit radhazi, me një rënie prej 0.2% në 2024. Disa nga problemet ekonomike janë të lidhura me faktorë jashtë kontrollit të qeverisë, si lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në furnizimin me energji, konkurrenca e rritur nga Kina në industrinë e automobilave, dhe një krizë tregtare e mundshme me administratën Trump. Ndërkohë, sektori i automobilave, një shtyllë e ekonomisë gjermane, përballet me sfida të strukturuara që mund të shkaktojnë mbyllje impiantesh dhe largime masive nga puna.
Përfundimet e Mundshme të Zgjedhjeve
Qeveritë gjermane formohen përmes koalicioneve, pasi asnjë parti nuk arrin të fitojë shumicën absolute. Pas zgjedhjeve, fituesi do të kërkojë një partner për të krijuar shumicën, por procesi mund të zgjasë javë ose muaj.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: AfD do të bllokohet nga çdo koalicion qeveritar. Në politikën gjermane, koalicionet shpesh quhen me emra: për shembull, koalicioni i mëparshëm i SPD-së (i kuq) me Partinë e Gjelbër (e gjelbër) dhe Partinë Liberale (e verdhë) u quajt “koalicioni i dritave të trafikut”.