Sun, Aug 10, 2025

Disfata ndaj Comos, flet Conte: Të gjejmë arsyen e dështimit, kundërshtari luajti më mirë

  • PublishedFebruary 23, 2025

Disfata ndaj Comos, flet Conte: Të gjejmë arsyen e dështimit, kundërshtari luajti më mirë

Tekniku i Napolit, Conte analizoi humbjen 2-1 ndaj Comos.

“Unë e urrej humbjen, nuk është në mentalitetin tim. Por duhet të pranojmë se sot Como kishte uri më shumë se ne. Pjesa e dytë nuk më kënaqi fare, e para ishte shumë e mirë.

Ekipi nuk e la veten të dekurajohej pas autogolit të Rrahmanit. U kthyem në të dytën dhe bëmë praktikisht të kundërtën e asaj që thamë në dhomat e zhveshjes. Është zhgënjyese, por duhet të gjejmë arsyen e kësaj rënie. Është faji im. Nuk e vura re se ekipi ka një mungesë vëmendje. Por mos të harrojmë se në krahasim me Interin kemi rikuperuar 40 pikë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Conte.