Wed, May 7, 2025

VIDEO/ Inter mposht Lazion dhe kualifikohet, në gjysmëfinale të Kupës do përballet me Milanin

  • PublishedFebruary 25, 2025

VIDEO/ Inter mposht Lazion dhe kualifikohet, në gjysmëfinale  të Kupës do përballet me Milanin

Interi fitoi 2-0 ndaj Lazios, duke prerë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Pjesa e parë u vendos nga Arnautovic, i cili realizoi me një goditje fluturimthi nga larg.

Titullar ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar u aktivizua për 63 minuta, për t’u zëvendësuar më pas me Calhanoglu.

Në pjesën e dytë, Calhanoglu “vulosi” suksesin, teksa përktheu në gol një penallti.

Në fazën tjetër, Inter sfidon Milanin, në një derbi që premton emocione.


AlbaniaWeb.net