Sun, Aug 10, 2025

Kupa e Shqipërisë shkatërron garën për Europën, shpresa e fundit për skuadrat mbetet “Final Four”

  • PublishedFebruary 26, 2025

Kupa e Shqipërisë shkatërron garën për Europën, shpresa e fundit për skuadrat mbetet “Final Four”

Kupa e Shqipërisë ka njohur sot katër gjysmëfinalistët për këtë edicion. Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo kaluan më tej.

Të katërt këto ekipe janë aktualisht në zonën e “Final Four”. Kështu shpresa e vetme për ekipet e tjera të Superiores, mbetet të futen në zonën e katërshes.

Dhe sigurisht nuk duhet që skuadra e cila del nga ajo zonë, të fitojë Kupën. Një skenar mjaft i vështirë për skuadrat e elitës, që aktualisht pozicionohen poshtë vendit të katërt dhe kërkojnë Europën.

Kujtojmë se për të vendosur çiftet gjysmëfinaliste do të ketë short nga FSHF.


AlbaniaWeb.net