NBA/ “Shkëlqen” Donçiç, slloveni realizon një triple double ndaj ish skuadrës së tij
Luka Donçiç bën skuadrën e Mawericks të pendohen që kryen trade e famshëm në shkëmbimin e tij me Anthony Davies. Slloveni shkëlqeu në parket ndaj ish skuadrës së tij, teksa arriti të realizojë një triple double, falë 19 pikëve, 15 rebaundeve dhe 12 assist, me Lakers që mposhtën teksanët me shifrat 107-99. Ndeshje shumë e mirë edhe për James që arriti të realizojë 27 pikë, ndërsa Davies megjithëse nuk luajti për shkak të dëmtimit, u prit me ovacione nga ish publiku i tij në Los Angeles.
Fitore të thjeshta edhe për dy kryesueset e konferencës së Lindjes, Cleveland dhe Boston. Cavaljers triumfuan në transfertë 82-122 ndaj Orlandos, teksa të 5 titullarët e tyre realizuan mbi 10 pikë, duke qenë përcaktues në këtë sukses. Ndërkohë kampionët e Celtics, triumfuan 101-111 ndaj Toronto, teksa u dallua Brown me 24 pikë dhe Derrick White me 22.
Ndeshje e ekuilibruar ishte ajo me s Houston Rockets dhe Milwakke Bucks, e fituar nga teksanët ngushtë 100-97, teksa Grren dhe Sengun bën diferencën në parket për Rockets.
Sfidë spektakolare ishte ajo mes Memphis dhe Phoenix, aty ku për të përcaktuar fituesin u desh Overtime. Vendasit e Grizzlis triumfuan 151-148 teksa Morant bëri diferencën në parket falë 29 pikëve dhe 8 assisteve.
Fitore e lehtë edhe për Golden State Warriors që fitoi thellë 128-92 ndaj Charlote, sfidë ku “ylli” Steph Curry realizoi 15 pikë, dhuroi 6 assist dhe mori 4 topa në tabelë.