Thu, May 8, 2025

U prezantua para policëve bashkiakë si oficer dhe i kërcënoi me armë pas një konflikti, arrestohet 39 vjeçari në Durrës

  • PublishedFebruary 27, 2025

U prezantua para policëve bashkiakë si oficer dhe i kërcënoi me armë pas një konflikti, arrestohet 39 vjeçari në Durrës

Një 39-vjeçar në Durrës është arrestuar sepse dyshohet të ketë kërcënuar me armë sportive punonjësit e Policisë Bashkiake.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të bluve, 39 vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Gjithashtu ai u ishte prezantuar punonjësve të bashkisë si oficer i strukturave ligjzbatuese.

Njoftimi i policisë Durrës

Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.