Thu, May 15, 2025

Denoncimi publik i Bardhit për Ballukun, Berisha: 11.3 kg dokumente është guri në qafë i të mbyturit! Ajo ka qenë ‘agjentja’ kryesore e vjedhjeve

  • PublishedFebruary 28, 2025

Denoncimi publik i Bardhit për Ballukun, Berisha: 11.3 kg dokumente është guri në qafë i të mbyturit! Ajo ka qenë ‘agjentja’ kryesore e vjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas denoncimit të demokratit Gazmend Bardhi, i cili denoncoi publikisht se zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka shpërdoruar një shumë prej 80 milionë euro me aferën e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Berisha tha se 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të Belinda Ballukut, janë si guri në qafë i të mbyturit.

Kryedemokrati theksoi se Balluku është njeriu më i papërmbajtur dhe se është agjente kryesore e vjedhjeve, që sipas Berishës, Rama ka bërë në Bashkinë Tiranë.

Sali Berisha: Është njeriu më i papërmbajtur, gjykoj se të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Rama në Bashkinë Tiranë e ka pasur këtë agjent kryesore, se aty ka qenë shef kabineti se di ka pasur një funksion të rëndësishëm.

Ndaj denoncimi që ka bërë sot Bardhi me 11.3 kg dokumente është guri i të mbyturit në qafë, është ajo dosje me 11 kg dokumente.