Mon, May 5, 2025

Panairi i Punës në Athinë, Rama thirrje emigrantëve shqiptarë: Bashkohuni për t’u njohur me mundësinë dhe kushtet e Shqipërisë! Mundësia e hyrjes në BE, kaq reale sa duket me sy

  • PublishedMarch 1, 2025

Panairi i Punës në Athinë, Rama thirrje emigrantëve shqiptarë: Bashkohuni për t’u njohur me mundësinë dhe kushtet e Shqipërisë! Mundësia e hyrjes në BE, kaq reale sa duket me sy

Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi t’i bashkohet Panairit të Punës që do zhvillohet ditën e nesërme, më 2 mars, në Athinë.

Thirrja erdhi përmes një reagimi të tij në rrjete sociale, teksa Rama u shpreh se mundësia e hyrjes në BE është aq e afërt sa shihet me sy dhe se shpejtësia që ne po ecim në hapjen e grup kapitujve, është më e shpejta.

“Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027”, shprehet ai.

Ndër të tjera Rama thotë se “kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë”.

Edi Rama: Nesër në panairin e punës në Athinë, dje shqiptarët shkuan për të kërkuar punë nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për të treguar punët që mund të gjejnë. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë eja kam punë për ju, me të gjithë aromën e vendit amë.

Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.

Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027.

Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta. BE janë shumë të interesuar të na fusin në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912.

Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë. Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’i harrojnë historitë dhe bla-bla dhe të kapemi të bëhemi ylli i ri në flamurin e Europës së Bashkuar.