Primaret në PD, Alizoti: Gara sjell energji në parti! Ka numër të madh votuesish, procesi mund të zgjasë! Ja në cilëm zonë është pjesëmarrja më e lartë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka folur për zhvillimin e procesit të Primareve në PD, ku u shpreh se ka një fluks të madh votuesish dhe mund të zgjasë edhe pas orës 18:00.
I ftuar në News 24, Alizoti u shpreh pjesëmarrja në primaret e PD ka qenë e madhe, veçanërisht në Elbasan.
Ai tha se gara brenda partisë sjell energji dhe mundëson që çdo kandidat të tregojë vlerën e tij.
Demokrati theksoi se demokratët kanë mundësinë të zgjedhin vetë njeriun që duan të kenë në parlament.
Tomor Alizoti: Ka një fluks të madh votuesish në primare. Procesi mund të zgjasë edhe më tepër se ora 18:00. Gara në parti sjell energji për PD-në. Çdo kandidat mund të tregojë sesa vlen brenda Partisë Demokratike. Demokratët zgjedhin vetë njeriun që duan të kenë në parlament.
Në anën tjetër, tek PS, lideri vetëm dashurohet. Njeriu që votohet në Primare, merr valencë tjetër. Unë nuk e prisja që primaret do kishin kaq shumë sukses. Në Elbasan, pjesëmarrja ka qenë e madhe. Zgjedhjet e brendshme në parti po mbahen si në perëndim.