Sun, Apr 12, 2026

VIDEO/ Çinari shkëlqen në Armeni, gol dhe asist me Noah

VIDEO/ Çinari shkëlqen në Armeni, gol dhe asist me Noah
  • PublishedMarch 2, 2025

Eraldo Çinari protagonist. Sulmesi shqiptar ndihmoi skuadrën e Noah, në suksesin 4-0 ndaj Shirak Gyumri në kampionatin armen.

Në këtë takim, Çinari dhuroi një asist, ndërsa ia doli gjithashtu, që të realizojë një gol.

Për 28-vjeçarin, ky është goli i 11-të në këtë edicion në elitë. Eraldo Çinari synon që të lërë gjurmë me Noah, teksa deri më tani skuadra kryeson kampionatin me 46 pikë të grumbulluara.

 


AlbaniaWeb.net