VIDEO/ Skënderbeu dhuron show në Ballsh, fiton pastër ndaj Bylis
Skënderbeu triumfon pastër 0-3 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren.
Korçarët treguan shumë dëshirë dhe e nisën takimin në sulm. Ekipi i Ernest Gjokës kaloi në epërsi pas 23 minutash lojë, me anë të Saleh Nas. Sulmuesi egjiptian tregohet i saktë nga fare pranë, duke ndezur festën mysafire.
Në minutën e 32-të, Nas dyfishoi llogaritë, me një goditje të fortë nga brenda zonës. Festa “u ngri” për dyshime për pozicion jashtë loje, gjithsesi gëzimi u bë i ligjshëm pas kontrollit me VAR.
Spektakli nuk kishte mbaruar ende, teksa Lukinja me një parabol finalizoi plot klas aksionin e Skënderbeut.
Skënderbeu renditet në vendin e fundit me 26 pikë të grumbulluara dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Elbasanin.
Bylis komplikon llogaritë, teksa renditet në vendin e shtatë me 28 pikë. Takimi i radhës është ndaj Teutës.
