Wed, May 7, 2025

Arsenal “bombardon” PSV, i turpëron brenda në Holandë, Arteta: Natë e veçantë

  • PublishedMarch 5, 2025

Arsenal “bombardon” PSV, i turpëron brenda në Holandë, Arteta: Natë e veçantë

Në letër, PSV dukej një rival jo komod, në një kohë kur sapo kishin eliminuar Juventus, por holandezët u dorëzuan pa kushte përballë Arsenal, me “topçinjtë” që i shkatërruan që në ndeshjen e parë duke i shkaktuar një “termet” të vërtetë 7 ballë. Ekipi i Artetas ishte i papërmbajtshëm në këtë transfertë duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-1, një fitore e madhe që e bën kualifikimin e anglezëve një formalitet.

Timber hapi siparin e golave në minutën e 18-të, ndërsa tre minuta më pas Nwaneri dyfishoi shifrat. Arsenali nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 31-të realizuan edhe golin e tretë me Merinon. PSV u përpoq të rikthehej në lojë, ngushtuan shifrat në limitet e pjesës së parë me Lang që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte thjesht një mirazh pasi Arsenal vijojë me ofensivën asfiksuese edhe në pjesën e dytë, për më tepër që çdo goditje e tyre në kuadrat shkonte në rrjetë. Odegaard dërgoi shifrat në 4-1 në minutën e 47-të, ndërsa një minutë më vonë, në aksionin pasues Trossard realizoi edhe golin e 5-të. Arsenal e kthehu në një show të vërtetë këtë takim me kapitenin Odegaard që kompletoi “dopietën” e tij personale në minutën e 73-të. Në fundin e ndeshjes kishte kohë edhe për një tjetër gol, me Calafiorin që sigloi shifrat përfundimtare në 7-1.

Suksesi i Arsenal përballë PSV, për më tepër me këto shifra mori faqet e para të mediave angleze të cilat të gjitha në sinkron festuan për këtë sukses të rëndësishëm.

Shijon në maksimum këtë natë magjike Mikel Arteta: “Më pëlqeu shumë ndeshja, faleminderit lojtarëve për paraqitjen e bërë, ishte një natë e madhe kundër një skuadre vërtetë të mirë. Mënyra se si ata kaluan në këtë raund, pasi eliminuan Juventus, e bën edhe më të bukur këtë mbrëmje, ishte një natë e veçantë”, u shpreh trajneri i Arsenal.

()


AlbaniaWeb.net