Mezani ndryshon skemë, Bylis do të luajë me 2 sulmues kundër Teutës
Në Ballsh, ndeshjen me Teutën e shohin si finalja e mbijetesës.
Bylisi vjen në këtë duel pas disfatës në shtëpi me korçarët, por ajo që vihet re ka të bëjë me faktin se trajneri Gentian Mezani dhe stafi kanë analizuar humbjen dhe tashmë janë fokusuar te dueli i radhës.
Ballshiotët dhe Mezani kanë menduar lëvizje në prag të duelit me Teutën. Mbrojtja, por edhe sulmi nuk shkuan siç duhet ndaj edhe pritet që të ketë lëvizje në skemë dhe elementë. Ballshiotët duan që ta fitojnë këtë duel dhe në fushë mund të kenë dy sulmues që do të jenë Mustafa në majë dhe Berko që mund të mbështesë me Kamaranë në krahë.
Pas tyre Malomo, ndërsa Peralta dhe Marku do të jenë dy “fashot” majtas e djathtas. Pritet që mbrojtja dhe sidomos qendra të jetë më e plotë ndaj durrsakëve. Ilieksi do ulet në stol dhe Abazaj dhe Bruno në qendër. Mallakastriotët kanë dy sfida vendimtare dhe Superiorja e tyre do të luhet në “Adush Muça”.
Nëse ata marrin pikët e plota ndaj Teutës apo dhe Laçit dy javë më vonë, gjithçka do të jetë më e lehtë për ta, teksa janë edhe 27 pikë në lojë.