A do ta mbrojë Amerika Shqipërinë nëse sulmohet? Ja si përgjigjet Dritan Demiraj! Ekspert i Çështjeve të Sigurisë: Me Kosovën duhet të kemi strategji të përbashkët
Dritan Demiraj, eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se në rast se Shqipëria sulmohet, jo vetëm që do mbrohet nga Amerika, por edhe nga Turqia.
Sipas tij, Shqipëria në në raport me rreziqet dhe kërcënimet jo vetëm rajonale por edhe më gjerë është shumë vunerabël përballë kësaj situatë.
Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një strategji të përbashkët mbrojtjeje. “Është nevojë e jashtëzakonshme, imediate dhe për ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe ministrisë tonë që strategjia e sigurisë kombëtare të jetë e përbashkët. Një nga pikat kryesore është integrimi i të dy ushtrive që nuk ekziston”- tha Demiraj në emisionin “Log” në News24.
Pyetje: Në rast se kemi një rast hipotetik ku Shqipëria mund të sulmohet, Amerika do vijë të na mbrojë?
Dritan Demiraj: Pa diskutim, jo vetëm SHBA, por ne kemi edhe aleatë të tjerë, një nga aleatët është Turqia që nuk besoj se nuk do të ndërhynte.
Kolonel Demiraj komentoi edhe deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që siç tha ai kërkon që të marrë rolin drejtues.
“Aktualisht propozimi që ka bërë Macron, po përpuqet se ai që të marrë rolin drejtues, meqë ka edhe armët nukleare. Kjo ka krijuar një debat të madh në SHBA. Sipas analistëve më të lartë, kjo është një deklaratë emocionale për shkak se presidenti Macron është në mbështetjen më minimale politike në vendin e tij. Ndërkohë që ekonomia dhe problematikat e brendshme në Francë janë më të larta se asnjëherë tjetër. Marrë në konsideratë edhe kapacitetet e ombrellës nukleare tokë det ajër të Francës është e pamundur për ta përmbushur këtë mision që Macron e merr përsipër”, tha ndër të tjera Demiraj.