Berisha denoncon Korporatën e Investimeve Shqiptare: Piramida më e madhe e vjedhjes dhe mashtrimit! Rama dhe Kokona mund të tjetërsojnë çdo pronë shtetërore sipas dëshirës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë me gazetarët në selinë blu, nga ku ka denoncuar publikisht Korporatën e Investimeve Shqiptare për vjedhje dhe mashtrim.
Berisha u shpreh se Korporata e Investimevce Shqiptare ka bërë “dorëzimin e të gjitha pronave të vlefshme shtetërore në duart e kryeministrit Edi Rama dhe të një mafiozeje par excellence që quhet Kokona, që ka qenë në zyrat e kryeministrit.”
“Sipas vendimit të Edi Ramës, Kokona ka tagër të bëjë në kundërshtim me çdo kriter ligjor, në kundërshtim flagrant me ligjet e prokurimeve publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e pronave, i cili përcakton në mënyrë laksative se në momentin kur një pronë shtetërore tjetërsohet, i kalon vetvetiu pronarit.”, shprehet Berisha
Berisha: Jam sot për të denoncuar një nga aktet më antikushtetuese, piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit, Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila është krijuar me destinacionin për menaxhimin e investimeve si pronare publike mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues.
Me një vendim qeverie 127 të datës 16.3.2024, për përcaktimin e procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira amfiteoze dhe përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare, të cilat i ofrojnë korporatës autonomi të plotë, në administrimin e pronave shtetërore, përfshirë dhënien me qira amfiteozë, shitje, përdorim si kolateral dhe zhvillimin e projekteve përmes procedurave specifike të konkurrencës dhe negocimit të drejtpërdrejtë.
Pra, kemi të bëjmë me dorëzimin e të gjitha pronave të vlefshme shtetërore në duart e kryeministrit Edi Rama dhe të një mafiozeje par excellence që quhet Kokona, që ka qenë në zyrat e kryeministrit.
Tani ajo drejton Korporatën e Investimeve Shqiptare.
Sipas vendimit të Edi Ramës, Kokona ka tagër të bëjë në kundërshtim me çdo kriter ligjor, në kundërshtim flagrant me ligjet e prokurimeve publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e pronave, i cili përcakton në mënyrë laksative se në momentin kur një pronë shtetërore tjetërsohet, i kalon vetvetiu pronarit.