Thu, Mar 20, 2025

Më mirë vonë sesa kurrë! Millie Bobby Brown zbulon emrin e saj të vërtetë

  • PublishedMarch 7, 2025

Më mirë vonë sesa kurrë! Millie Bobby Brown zbulon emrin e saj të vërtetë

Aktorja e njohur Millie Bobby Brown ka habitur fansat me një zbulim të papritur mbi emrin e saj të vërtetë. Gjatë një interviste me Chris Pratt, partnerin e saj në filmin The Electric State, ajo pranoi se emri i saj i mesëm nuk është Bobby, siç është besuar prej vitesh.

“Emri im i mesëm është Bonnie,” tha ajo gjatë intervistës për BuzzFeed UK, duke bërë që Pratt të habitej dhe të pyeste nëse emri i saj i plotë është Millie Bobby Bonnie Brown.

“Jo. Nuk është Bobby,” sqaroi aktorja. “Është Millie Bonnie Brown… dhe këtë nuk ia kam thënë askujt më parë.”

Ky zbulim i papritur ka ngjallur reagime të shumta mes fansave të saj, të cilët nuk e prisnin këtë ndryshim në identitetin e aktores së famshme.