Sat, Mar 22, 2025

Conceiçao në “fije të perit”, në skenë del Allegri, opsion edhe Fabregas

  • PublishedMarch 8, 2025

Conceiçao në “fije të perit”, në skenë del Allegri, opsion edhe Fabregas

Në Milano vijon të jetë shumë e “ndezur” çështja “Conceiçao”, ku të mos mjaftojnë rezultatet negative, tekniku portugez po i sjell telashe klubit edhe jashtë fushë, e fundit ishin deklaratat e bujshme të zëdhënësit të tij i cili akuzoi klubin kuqezi. Përballë një situate të tillë, Conceiçao ka firmosur shkarkimin e tij, madje mediat flasin se “divorci” është thjeshtë çështje kohe. Stolin kuqezi, në rast shkarkimi të shpejtë, pritet ta marrë Tassotti, kjo dhe për një tjetër arsye të fortë pasi drejtuesit e “djallit” kërkojnë të ndërtojnë ekipin edhe një herë nga e para për sezonin e ri, ku lëvizja e parë do të jetë në stol.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, në skenë ka dalë emri i një ishi të famshëm si Massimilano Allegri. Sigurish që një rol shumë përcaktues mbi të ardhmen e trajnerit të ri e ka edhe drejtori sportiv, Tare ose Paratici, por në çdo cilido të jetë mes tyre, Allegri është për momentin në majën e listës së dëshirave pasi bëhet fjalë për një trajner që e njeh shumë mirë ambientin, ka fituar titullin me Milan dhe është një trajner me shumë eksperiencë, një trajner fitues.

Fakt është që Allegri, që pas shkarkimit nga Juventus nuk ka pranuar të rikthehet në stol, pavarësisht se ka pasur oferta të “çmendura” nga Arabia Saudite, dëshira e tij është të marrë drejtimin e një ekipi të madh, të luftojë për trofe, Milan i plotëson të gjitha këto kushte.

Në çdo rast, nëse dështon pista Allegri, emrat e tjerë në listë janë Cesc Fabregas dhe Roberto De Zerbi.

()


AlbaniaWeb.net