VIDEO/ Anis Mehmeti protagonist, sulmuesi shqiptar realizon me Bristol Cityn
Anis Mehmeti protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar me Bristol Cityn, në ndeshjen e Championship ndaj Hull Cityt.
Mehmeti nuk gaboi nga 11-metra, duke dërguar topin në rrjetë. 24-vjeçari ka luajtur 33 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 12 gola, ndërsa ka dhuruar edhe një asist.
Për të ky është sezoni i 3-të, te Bristol City. Më herët, ai është aktivizuar te Norëich U23 dhe Wycombe.
(J.S/)