Polonia në protestë, pjesëmarrës dhe priftërinj! Përse kundërshtojnë paktin e emigracionit me Gjermaninë
Në Slubicë, u mbajt një marshim nën sloganet “Stop zhvendosjes”, “Stop paktit të migracionit” dhe “Stop Gjermanisë që të përmbysë Poloninë me emigrantë”.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin priftërinj dhe shumë njerëz mbanin flamuj polakë. Disa mbanin edhe imazhe fetare.
Ata vendosën barriera në kufi, duke deklaruar: “Nëse qeveria nuk do të na mbrojë, ne do të mbrohemi”.
Protesta e titulluar “Ndaloni Gjermaninë të përmbytet Poloninë me emigrantë”, u zhvillua në anën polake të një ure që lidh qytetin gjerman të Frankfurtit an der Oder me qytetin polak të Slubices.
“Bashkimi Evropian dhe Gjermania, në bashkëpunim me qeverinë Tusk, duan të sjellin miliona emigrantë kulturalisht të huaj në Poloni!” shkruajtën organizatorët përpara ngjarjes, duke iu referuar kryeministrit polak Donald Tusk.
“Migrimi masiv është i lidhur me një rritje të madhe të numrit të përdhunimeve, vrasjeve dhe akteve të terrorit. Të mos lejojmë që një fat i tillë të ndodhë në Poloni”.shtuan ata.
Çdo vit, Gjermania kthen mbrapsht qindra azilkërkues që kanë aplikuar për mbrojtje në Poloni përpara se të transferoheshin në mënyrë të paligjshme në Gjermani, ndërkohë që kërkesa e tyre është ende në proces. Të gjitha vendet e BE-së kanë të drejtë të kryejnë kthime të tilla sipas të ashtuquajturës Rregullore të Dublinit, shkruan “Notes from Poland”.
Demonstrata u përshkallëzua në përleshje me policinë.