Zgjedhjet e 11 majit/ Pas Agron Malajt dhe Tërmet Peçit, jep dorëheqjen kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo
Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, është socialisti i tretë i cili jep dorëheqjen nga posti i tij pas Tërmet Peçit dhe Agron Malajt.
Demo do të kandidojë si deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Disa ditë më parë socialistët u mblodhën për të diskutuar kokë më kokë lidhur me listat e kësaj force politike.
E pse në këto mbledhje nuk ka pasur asnjë vendim përfundimtar për kandidatët, vendimi final për listat do të merret në mbledhjen e kryesisë socialistë me 12 mars.
Sakaq, u bë me dije se ishin disa kryebashkiakë të cilët shprehën interes për të qenë pjesë e listave për deputet, përfshirë Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit.
Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament.