Thu, Oct 30, 2025

Në Gjermani të sigurt, Sane e mbyll me Bayern në fund të sezonit, Arteta “fërkon duart”

  • PublishedMarch 13, 2025

Në Gjermani janë të sigurt prej muajsh, në fund të këtij sezoni, Leroy Sane do të largohet nga Bayern Munich. Drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë sulmuesin se vullneti i tyre është të ndërpresin bashkëpunimin në fund të kontratës, më saktë nuk kanë shfaqur asnjë interes për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Pyetje që lind tani është ku do ta vijojë karrierën Sane? Sipas Sport Bild, mbi gjurmët e Sane është vënë prej kohësh ekipi i Arsenal.

Mikel Arteta është një admirues i flaktë i Sane, pasi e njeh shumë mirë, që nga koha kur ishte ndihmës i Guardiola-s te Man.City.

()


AlbaniaWeb.net