Thu, Nov 20, 2025

Largimi i papritur nga Superiorja, portieri konfirmon ofertat nga Zvicra dhe Turqia

Largimi i papritur nga Superiorja, portieri konfirmon ofertat nga Zvicra dhe Turqia
  • PublishedMarch 17, 2025

Klevis Hasanbelli ka mbetur pa ekip, pas largimit të papritur nga Bylisi në Superiore. Dhe pse ishte titullar deri në shkurt, palët ndanë rrugët pasi u tregua se ka munguar rinovimi i kontratës.

Vetë portieri ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka interes për të nga Zvicra dhe Turqia. Po ashtu është e pritshme që të mos mungojnë ofertat nga vendi.

Hasanbelli ka një karrierë të pasur në Shqipëri. 27-vjeçari ka luajtur ndër të tjerë për Erzenin, Egnatian, Pogradecin dhe Laçin.


AlbaniaWeb.net