Thu, Nov 20, 2025

Afrimi me bujë, ishi i Partizanit dhe 20-vjeçari jashtë planit të Silvinjos. Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë

Afrimi me bujë, ishi i Partizanit dhe 20-vjeçari jashtë planit të Silvinjos. Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë
  • PublishedMarch 21, 2025

Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do e ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Wembley”.

“Panorama Sport” zbulon se Hadroj, ish-lojtari i Partizanit, duhet të presë për debutimin në një ndeshje zyrtare. Brruti, që ishte afrimi i bujshëm nga Kosova U-21, po ashtu nuk do të ketë mundësinë e debutimit. Portieri 20-vjeçar, Simoni, mund të quhet i sakrifikuari tjetër, nga katër portierët e ftuar për ndeshjet e marsit.

Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit. Këto zgjedhje ishin të detyruara, pasi vetëm 23 mund të jenë të gatshëm në një ndeshje.

Gjithçka do të nisë në orën 20:45. Ky është dueli i parë për dy skuadrat në Grupin K dhe ka vlerë për kualfikueset e Botërorit 2026.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL