Thu, Nov 20, 2025

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen qindra banorë dhe turistë

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen qindra banorë dhe turistë
  • PublishedApril 1, 2025

Një vullkan ka shpërthyer në jug të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra turistë dhe banorë nga zona.

Islanda, e njohur edhe si vendi i akullit dhe zjarrit për shkak të akullnajave dhe vullkaneve të saj, ka parë 11 shpërthime vullkanike në jug të Reykjavikut që nga viti 2021, kur sistemet gjeologjike të fjetura u riaktivizuan pas rreth 800 vjetësh.

Lava e vullkanit depërtoi nëpër barrierat mbrojtëse pranë qytetit të peshkimit Grindavík , duke nxitur një urdhër evakuimi. Banorët e Grindavik ishin kthyer në qytetin e tyre pas shpërthimeve të mëparshme, megjithëse shumica e shtëpive janë bosh për më shumë se një vit.

Shërbimet e urgjencës evakuuan gjithashtu banjën luksoze aty pranë “Blue Laguna’ disa orë para shpërthimit, pasi gjeologët kishin paralajmëruar për ngjarjen.

Sipas Rikke Pedersen, kreu i Qendrës Vullkanologjike Nordike në Islandë, shpërthimi ishte i ngjashëm në madhësi me atë të janarit 2024, i cili derdhi llavë në qytetin e Grindavík.

iceland-1

Shpërthimet në gadishullin Reykjanes deri më tani nuk kanë prekur drejtpërdrejt kryeqytetin Reykjavik dhe nuk kanë shkaktuar shpërndarje të konsiderueshme të hirit në stratosferë, duke rezultuar në prekjen e trafikut ajror.

Ekspertët islandezë parashikojnë se të ashtuquajturat “shpërthime të çarjeve “, të karakterizuara nga llava që rrjedh nga çarje të mëdha në koren e Tokës dhe jo nga krateret vullkanike, mund të përsëriten për dekada apo edhe shekuj.

Islanda, një ishull i Atlantikut të Veriut, shtëpia e afro 400,000 njerëzve, tërheq mijëra turistë çdo vit, të cilët vijnë për të eksploruar natyrën e saj të thyer, duke përfshirë gejzerët, burimet e nxehta dhe vullkanet. Islanda e ka shfrytëzuar këtë energji termike në avantazhin e saj, për të plotësuar nevojat e saj për energji.

iceland vullkan 1

Islanda shtrihet në majë të kreshtës së Atlantikut të Mesëm, ku ndahen pllakat tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, dhe është kryesisht e mbuluar me fusha të zeza llave të alternuara me akullnajat dhe tokat e mbuluara me myshk jeshil.