Sun, May 10, 2026

Broja projektohet titullar ndaj Arsenal, tekniku i Everton Moyes: Broja ka kualitet e shpejtësi, ti japim mundësinë të tregojë çfarë di të bëjë

Broja projektohet titullar ndaj Arsenal, tekniku i Everton Moyes: Broja ka kualitet e shpejtësi, ti japim mundësinë të tregojë çfarë di të bëjë
  • PublishedApril 4, 2025

Armando Broja ka luajtur pak minuta, me David Moyes si trajner i Evertonit. Lojtari i Kombëtares shqiptare është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet t’i besohen më tepër minuta.

Evertoni do të përballet të shtunën me Arsenalin. Me fjalët e Moyes, ekziston mundësia që Broja ta nisë titullar.

“Mendoj se ka shumë kualitet të mirë dhe aftësi. Ka shpejtësinë po ashtu. Mendoj se duhet t’i japim një mundësi që të tregojë çfarë mund të bëjë”, u shpreh Mojes në konferencë për shtyp.

Goli i mungon Brojës prej kohësh tashmë. Shpresat janë të vijë në momentin kur të ketë më tepër hapësirë.


AlbaniaWeb.net