Sun, May 10, 2026

Mbërrin trupi i Margarita Xhepës, nisin homazhet në TKOB

Mbërrin trupi i Margarita Xhepës, nisin homazhet në TKOB
  • PublishedApril 4, 2025

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të. Trupi i aktores së madhe ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa kanë nisur homazhet.

Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.