Wed, Jun 18, 2025

Dea Mishel analizon marrëdhënien Egli–Gjesti:Nuk flasin të njëjtën gjuhë shpirtërore

  • PublishedApril 6, 2025

Dea Mishel analizon marrëdhënien Egli–Gjesti:Nuk flasin të njëjtën gjuhë shpirtërore

Dea Mishel ishte e ftuara e radhës në “Fun Club”, ku komentoi dinamikën komplekse mes Eglit dhe Gjestit – dy banorë që kanë krijuar një lidhje të ndërlikuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Duke parë një klip ku Egli dhe Gesti përpiqeshin të sqaronin marrëdhënien e tyre, Dea vuri në pah kontrastin mes pamjes dhe realitetit.

“Kur i sheh në këtë klip, duken shumë të këndshëm bashkë, dhe për një moment mendon se mund të funksionojë. Por, që në fillim, kanë kërkuar gjëra krejt të ndryshme. Kanë folur një gjuhë shpirtërore të ndryshme dhe kjo i ka çuar në një marrëdhënie toksike,” – u shpreh ajo.

Dea theksoi se edhe vetë Egli e ka të qartë këtë gjë, duke cituar një moment të veçantë nga deklaratat e saj:

“Ajo thotë: ‘Unë pres nga ti që të të befasohem’ – kjo tregon se e di që gjasat janë që kjo lidhje të mos funksionojë. Vetëm një befasi do ta ndryshonte rrjedhën,” – shtoi Dea.

Një tjetër moment që ngjalli diskutim ishte kur Egli kërkon nga Gesti që të bëjë be në kokën e motrës. Edhe këtë veprim, Dea e pa si shenjë pasigurie dhe frike:

“Egli ka frikë se Gesti po luan me ndjenjat e saj. Ajo e ndien që ai është më i shkëputur emocionalisht – siç e ka pranuar edhe vetë ai,” – përfundoi ajo.