Sat, Aug 23, 2025

Protagonist me gol dhe asist, lojtari shqiptar tregon klasin në Zvicër (VIDEO)

  • PublishedApril 14, 2025

Protagonist me gol dhe asist, lojtari shqiptar tregon klasin në Zvicër (VIDEO)

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Donat Rrudhani, ishte protagonist me gol dhe asist në fitoren 5-0 që skuadra e Luzernit arriti në shtëpi ndaj Young Boys.

25-vjeçari shënoi golin e tretë të sfidës në minutën e 46-të, si dhe asistoi për golin e pestë të shënuar nga Spadanuda në minutën e 70-të. Falë këtij triumfi, Luzerni e parakaloi Jang Bojsin në renditje duke u ngjitur në vendin e tretë me 51 pikë, 1 më shumë se verdhezinjtë.

Për Rrudhanin ky ishte goli i tetë në 24 javë kampionat, si dhe asisti i pestë. Interesant është fakti se te Luzerni, mesfushori shqiptar i Kosovës, luan si i huazuar nga Jang Bojsi, teksa në momentin e shënimit, nuk festoi, për të respektuar klubin që disponon kartonin e tij.


AlbaniaWeb.net