Mon, Nov 24, 2025

Donald Trump premton “leje të shpejta” për kompanitë që duan të investojnë në SHBA

Donald Trump premton “leje të shpejta” për kompanitë që duan të investojnë në SHBA
  • PublishedApril 15, 2025

Për çështjen e tarifave amerikane , BE-ja “po bën pjesën e saj, tani është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të përcaktojnë pozicionin e tyre”.

Ndërkohë,  Donald Trump po shqyrton përjashtimin e përkohshëm të prodhuesve të automjeteve nga tarifat për t’u dhënë atyre kohë për të përshtatur zinxhirët e tyre të furnizimit dhe “të zhvendosin prodhimin nga Kanadaja dhe Meksika dhe vende të tjera në Shtetet e Bashkuara”.

Donald Trump premton “leje të shpejta” për kompanitë që duan të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara dhe “të jenë pjesë e epokës së artë”.

Presidenti shprehet: “Nvidia është zotuar të investojë 500 miliardë dollarë për të ndërtuar superkompjuterë për inteligjencën artificiale vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ky është një lajm i mrekullueshëm. Të gjitha lejet e nevojshme do t’i lëshohen shpejt Nvidia-s dhe të gjitha kompanive të tjera që janë të angazhuara për të qenë pjesë e epokës së artë.”

()


AlbaniaWeb.net