Kate Cassidy & momenti që i ndryshoi jetën: Mora një telefonatë dhe gjithçka u shemb
Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, ka treguar në një intervistë se mori lajmin për vdekjen e tij në tetor 2024, kur ishte në shtëpinë e tyre në Florida. Fillimisht, një mik i Liam sugjeroi një aksident me rënie nga ballkoni, por më pas ajo mori një telefonatë që konfirmoi lajmin e hidhur. Cassidy flet për shkatërrimin dhe dhimbjen që ndjeu, pasi asnjëherë nuk kishte përjetuar humbjen e dikujt kaq të afërt.
Ajo gjithashtu ndau detaje nga dita e fundit e kaluar me Liam në Argjentinë, ku ai i tha se po vepronte si të ishte lamtumira e fundit. Cassidy beson se ka marrë shenja nga ai pas vdekjes, si një lodër Happy Meal me numrin katër, simbol i lidhjes së tyre.
Kur po provoja fustanin për varrim, mbaj mend që thjesht e vesha, pashë veten në pasqyrë dhe… fillova të qaja me ngashërim. Thoja me vete: ‘Duhej të isha duke provuar fustanin e dasmës.’ Nuk duhej të vishja një fustan të zi. Duhej të vishja një fustan të bardhë, dhe Liam duhej të ishte këtu me mua!
Pas vdekjes së Liam, katër persona janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe një tjetër për furnizim me kokainë, lidhur me aksidentin e tij tragjik.