Mon, Dec 22, 2025

Kalendari “dënon” Tiranën, nuk ka shpëtim direkt nga rënia për bardheblutë në këtë sezon. Vetëm një llogari i…

Kalendari “dënon” Tiranën, nuk ka shpëtim direkt nga rënia për bardheblutë në këtë sezon. Vetëm një llogari i…
  • PublishedApril 19, 2025

Tirana është mundur nga Teuta në javën e 35-të të Kategorisë Superiore dhe ky rezultat ka pasur një pasojë shumë të rëndë për skuadrën e Bledi Shkëmbit. Ajo jo vetëm ka shkuar në zonën e rrezikshme të klasifikimit, atë të rënies direkte, por edhe i ka dhënë fund shanseve të saj për të siguruar mbijetesën direkt në elitë.

Tashmë Tirana është në kuotën e 36 pikëve pas 35 javësh dhe për të mbajtur gjallë shpresën e qëndrimit në Superiore dhe i duhet me çdo kusht fitorja në derbin e javës së fundit ndaj Dinamos. Vetëm një llogari bën punë për bardheblutë, ajo e fitores në këtë sfidë. Në çdo rezultat tjetër të tyre, kthimi në Kategorinë e Parë do të ishte i pashmangshëm

Nëse fiton, Tirana shkon direkt në vendin e 8 në Superiore, sido që të jenë rezultatet e sfidave Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Bylis, pasi në çdo kombinim rezultati të mundshëm në Korçë, bardheblutë lënë dy skuadra mbrapa në renditje. Ata kanë bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Bylisit, Skënderbeut e Laçit. Fakti që korçarët dhe ballshiotët mbyllin kampionatin me një ndeshje mes tyre me pikët që kanë aktualisht në renditje, bën që Tirana të mos ketë asnjë mundësi për vendin e 7 që do e shpëtonte plotësisht nga rënia, pa shkuar në ndeshjen shtesë.


AlbaniaWeb.net