Sat, Aug 23, 2025

Jam nëna më e lumtur në botë! Prindërit e Gjestit flasin pas fitores së tij në “BBV”

  • PublishedApril 21, 2025

Jam nëna më e lumtur në botë! Prindërit e Gjestit flasin pas fitores së tij në “BBV”

Pas triumfit të Gjestit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, emocionet kanë qenë të shumta – jo vetëm për ndjekësit, por edhe për prindërit e tij, të cilët kanë folur publikisht për herë të parë.

E ftuar në “Shqipëria Live”, nëna e Gjestit shprehu krenarinë e saj të thellë për birin.

“Jam nëna me e lumtur në botë, jo për çmimin por për sjelljen e tij”, tha nëna e tij.

E po ashtu në një intervistë pas përfundimit të programit, nëna e Gjestit shprehu mirënjohjen e saj për mënyrën se si djali i saj ka përfaqësuar veten dhe familjen. Ajo e vlerëson shumë që Gjestin e ka karakterizuar sinqeriteti dhe respekti për të tjerët, duke u bërë një model i sjelljes pozitive.