“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Kur ka konflikte, policia duhet të shtojë vëmendjen
Ish drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Arben Hajdarmataj, ka komentuar vrasjen e Gjovalin Prendit në Pllanë të Lezhës, duke u shprehur se vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm.
I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Hajdarmataj tha se policia duhej të kishte një vëmendje të shtuar në Lezhë, pasi atij i vranë djalin pak kohë më parë.
“Diçka është evidente, në këtë rast ka informacion për ngjarjet, pastaj provat janë gjë tjetër, e vështirë. Mund të ketë lidhje me një grup tjetër. Policia është e orientuar.
Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm. I kanë të gjitha mundësitë logjistike për të kryer vrasje. Prandaj provat janë të vështira. Në aspektin e provave, grupet kriminale kanë kapacitete dhe janë shumë para policisë. Në rastin konkret, nëse kemi një informacion, duhet të kishte vëmendje të shtuar ndaj të atit. E dimë që praktikisht është e vështirë, por kur ka konflikte të hapura, duhet vëmendje. Kështu nuk mund të parandalojnë një vrasje” – tha Hajdarmataj.
()