Fri, Jul 4, 2025

“U prehtë në paqe”/ Baba Mondi kujton takimet me Papa Franceskun: Ati i Shenjtë vlerësonte bashkëjetesën fetare. Do të jemi pjesë e ceremonisë mortore në Vatikan

  • PublishedApril 23, 2025

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi nga Ambasada e Vatikanit në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.

Ai ka vlerësuar figurën e Atit të shenjtë, ndërsa ka kujtuar edhe takimet më Papa Franceskut.

Baba Mondi tha gjithashtu se do ë jetë pjesë e ceremonisë së përcjelljes së Atit të Shenjtë për në banesën e fundit.

“Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punë tonë që parakaluam në Charlie Hebdo që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit,. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti.
Ngushëllime i jap klerit dhe besimtarëve katolikë. Zoti e bekoftë për punë e bërë dhe vepra e tij të vijojë nga pasardhësi i tij. U prehtë në paqe. Do të marr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së tij në banesën e fundit”, tha ai.

vijon/…


AlbaniaWeb.net