Sun, May 11, 2025

Xhaka pëlqehet nga Galatasaray, Presidenti i Leverkusen i prerë

  • PublishedApril 23, 2025

Xhaka pëlqehet nga Galatasaray, Presidenti i Leverkusen i prerë

Interesimi i Galatasaray për Granit Xhakën nuk ka shqetësuar aspak Leverkusen. Për këtë temë ka folur së fundmi, Presidenti i “Aspirinave”, Fernando Carro.  “Ne jemi shumë të lumtur me të. Ne nuk planifikojmë të heqim dorë nga ai”, ka thënë Carro për “Blick”.

Kalimi në Turqi nuk shikohet si një mundësi e mirë as për vetë futbollistin, që po kalon një periudhë të mirë në Gjermani.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xhaka po luan sezonin e tij të dytë te Leverkusen. Në Bundesligë, në këtë edicion, ai ka luajtur 30 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola.


AlbaniaWeb.net