Wed, May 7, 2025

Bologna në finalen e Kupës së Italisë, sfidon Milanin

  • PublishedApril 24, 2025

Bologna në finalen e Kupës së Italisë, sfidon Milanin

Bologna-Milan është finalja e Kupës së Italisë. Pas suksesit 3-0 në ndeshjen e parë, skuadra  nga Bologna triumfoi 2-1 ndaj Empolit në aktin e kthimit.

Në D’All Ara, vendasit shënuan me Fabian, ndërsa u kundërpërgjigj Kovalenko. Në fundin e sfidës, Dallinga shënoi për Bolognan, pas një asisti të Lykogiannis. Finalja Bologna-Milan do të mbahet me 14 maj.


AlbaniaWeb.net