Emma rrëfen diagnostikimin me PCOS:Nuk e kisha idenë çfarë po ndodhte me trupin tim
Emma Chamberlain ka ndarë për herë të parë përvojën e saj me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), duke treguar se si e zbuloi këtë diagnozë dhe sa e vështirë ishte për të ta kuptonte.
Në një episod të fundit të podcast-it të saj Anything Goes, ylli i rrjeteve sociale rrëfeu se për një kohë të gjatë kishte përjetuar ndryshime të çuditshme në trupin e saj, por nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte. “Fillova të kisha simptoma të pazakonta — ndryshime në lëkurë, çrregullime hormonale dhe një ndjenjë të përgjithshme sikur diçka nuk ishte në rregull”, tha Emma.
Ajo pranoi se zbulimi i PCOS ishte i frikshëm në fillim, por gjithashtu një lehtësim, sepse më në fund gjeti një shpjegim për gjithçka që po përjetonte. Emma theksoi rëndësinë e të dëgjuarit të trupit tënd dhe të kërkuarit ndihmë profesionale kur diçka nuk ndihet si duhet.
“Kam mësuar ta dua veten edhe nëpërmjet kësaj sfide. PCOS nuk më përcakton, por është pjesë e historisë sime”, tha ajo.
Me këtë rrëfim personal, Emma po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për këtë çrregullim hormonal që prek miliona gra në mbarë botën.