Sat, May 3, 2025

“Hapja e aeroportit të Vlorës gjeneron ekonomi dhe vende pune”, Gjiknuri: Më 11 maj synimi është 9 mandate të PS në qark

  • PublishedApril 24, 2025

Kandidati i PS-së në listën e hapur për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, vijon turin elektoral, teksa sot ishte në lagjen “Isa Boletini”, ku përveç programit, pohoi se synimi në qark është 9 mandate.

Postimi i Gjiknurit:

“Me organizatat socialiste dhe banorë të lagjes “Isa Boletini” në Rajonin 2 në një bashkëbisedim për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre dhe kërkuar mbështetjen në 11 maj.

Ashtu si çdo lagje e qytetit edhe kjo zonë është transformuar falë investimeve në infrastrukturë.

Për mandatin e katërt kemi parashikuar vijimin e politikave mbështetëse që i vijnë në ndihmë komunitetit.

Rritja e pagës minimale në 50.000 lekë në muaj, pensioni mesatar 40.000 lekë, pensioni minimal 20.000 lekë, investimet në infrastrukturë, hapja e aeroportit të Vlorës që gjeneron ekonomi dhe vende pune për qytetarët janë pjesë e axhendës së Partisë Socialiste.

Zhvillimi i Vlorës ka një emër, Partia Socialiste. Ndaj në 11 maj synimi jonë është i qartë, 9 mandate për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë.

()


AlbaniaWeb.net