Sat, May 3, 2025

NBA/ Drejt kualifikimit, Boston e Cleveland triumfojnë, Houston barazon serinë ndaj Golden State

  • PublishedApril 24, 2025

NBA/ Drejt kualifikimit, Boston e Cleveland triumfojnë, Houston barazon serinë ndaj Golden State

Cleveland Cavaljers dhe Boston Celtics dy skuadrat më të mira të sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes në NBA, fitojnë edhe ndeshjet e dyta në raundin e pare të fazes play, duke hedhur një hap të sigurtë për kalimin në raundin tjetër

Cleveland udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Lindjes ndaj Miami, pas fitores që Cavaljers siguruan me shifrat 121-112. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 30 pikë, ndërkohë Tyler Herro realizoi 33 pikë për Miami, por që s’mjaftuan për të fituar.

Po 2-0 udhëheq serinë e çerekfinaleve edhe ekipi i Boston, që triumfoi 109-100 ndaj Orlando. Sfidë e mirë e kampionëve në fuqi, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshjet në shtëpi. Jaylen Brown me 36 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa 32 pikët e Banchero për miqtë mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Houston fitoi 109-94 ndaj Golden State, duke barazuar 1- 1 serinë e takimeve, duke rivendosur në këtë mënyrë barazpeshën e duke I bërë më interesante sfidat e radhës. Curry me 20 pikë u dallua për miqtë, por ishte i pambështetur nga shokët e ekipit. Jalen Green me 38 pikë bëri diferencën në fushë për Houston.


AlbaniaWeb.net