Sat, May 3, 2025

“Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?” Rama batuta në Belsh: I riu më shumë i përqendruar te zoçka sesa fjalimi

  • PublishedApril 24, 2025

Gjatë një takimi elektoral me të rinjtë në Belsh, kryeministri Edi Rama krijoi një moment të veçantë dhe humoristik me një nga pjesëmarrësit. Teksa mbante fjalimin para të rinjve, ai vuri re se një nga djemtë nuk po e ndiqte me vëmendje, ndaj iu drejtua me një batutë spontane:

“Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek?”, tha Rama me të qeshur, duke iu drejtuar djalit që në vend të fjalimit, ishte i përqendruar në bisedën me një vajzë pranë tij.

“Unë i thashë zogut… se ai po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka, që është shumë e rëndësishme – por është edhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment,” vijoi kryeministri, duke e kthyer situatën në një mesazh për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve.

Me një stil që kombinon humorin me mesazhin politik, Rama theksoi:

“Ka dhe momente shkëputjeje, por rëndësi ka që të rikthehemi dhe të qëndrojmë bashkë për të realizuar diçka më shumë – për veten dhe për brezin tuaj.”

()


AlbaniaWeb.net