Sat, May 3, 2025

Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: Kjo duhet të ndalojë

  • PublishedApril 25, 2025

Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: Kjo duhet të ndalojë

Justin Bieber ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të vazhdueshme të paparacëve në jetën e tij private. Përmes një videoje të postuar në Instagram, këngëtari ka treguar sesi nuk mund të lëvizë askund pa pasur kamerat e paparacëve pas tij, duke shfaqur momente të tensionuara ndërsa largohej nga një vend publik i ndjekur nga fotografë.

Në mbishkrimin e postimit, Bieber shkruan shkurt: “This has to stop” (Kjo duhet të ndalojë), duke lënë të kuptohet lodhjen dhe frustrimin e tij ndaj këtij presioni të vazhdueshëm mediatik.

Screenshot

Videoja është shpërndarë gjerësisht edhe nga media të njohura, ku theksohet se këngëtari nuk arrin të marrë frymë i qetë pa u ndjekur nga paparacët, edhe në momente të zakonshme të përditshmërisë së tij.

Ky reagim ka nxitur diskutime mes fansave dhe publikut mbi kufijtë e privatësisë që duhet të respektohen, edhe për personazhet më të famshëm në botë.

Screenshot