Mon, May 12, 2025

Justin Bieber jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të personit të afërm

  • PublishedApril 26, 2025

Justin Bieber jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të personit të afërm

Këngëtari i hitit “Sorry”, Justin Bieber ndau në Instagram një mesazh emocional për “papa” e tij, duke kujtuar lidhjen e veçantë që kishte me të.

Krahas mesazhit, Justin publikoi edhe një foto të adoleshencës së tij me gjyshin tashmë të ndjerë.
“Papa, gjithmonë t’i merrja të gjitha paratë, lol,” nisi ai shkrimin e gjatë.

Ai vijoi: “Më kujtohet kur më thoshe se gjyshja të jepte një pagesë prej vetëm 20 dollarësh për gjithë javën! Unë gjithmonë të bëja që t’i shpenzoje për snacks në ndeshjet e hokejit të premteve. Edhe pse nguroje, gjithmonë më jepje.”

Postimi i tij u prit me një valë mbështetjeje nga fansat, të cilët lanë shumë mesazhe prekëse në seksionin e komenteve.

Sipas nekrologjisë, Bruce Dale ndërroi jetë në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, të enjten më 24 prill 2025.