Nora Istrefi, fundi i një historie dashurie që u mbajt larg syrit të publikut
Në fund të muajit mars, Nora Istrefi organizoi një festë private për të festuar ditëlindjen e saj. Në shtëpinë e saj u mblodhën shumë miq të afërt dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Në mesin e të ftuarve, të gjithë prisnin të shikonin Norën në shoqërinë e një partneri, pasi prej kohësh është përfolur se këngëtarja nuk është më beqare. Megjithatë, gjatë festës, Nora u shfaq e vetme, duke lënë gjithçka në kuadër të misterit.
Në një prononcim të shkurtër televiziv, ajo konfirmoi se nuk ishte vetëm, por zgjodhi të mos japë detaje të mëtejshme për jetën e saj personale.
Sidoqoftë, duket se lidhja që përflitej ka marrë fund, dhe sot Nora është sërish ‘single’.