Wed, May 7, 2025

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, del nga rruga autobusi i ekipit të volejbollit të Korçës

  • PublishedApril 26, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobuzi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, autobuzi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo për shkaqet e aksidentit.Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

()


AlbaniaWeb.net