Fri, May 2, 2025

U rikuperua në limite, Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

  • PublishedApril 29, 2025

U rikuperua në limite, Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Ishte në dyshim të fortë përpara sfidës kundër Lecce-s, kjo si pasojë e një dëmtimi në kavilje që e shqetëson prej kohësh, por në fund Berat Gjimshiti zbriti në fushë nga minuta e parë. Kapiteni kuqezi zhvilloi një super sfidë, një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Atalantës.

Në përfundim të javës së 34-ët në Serie A, Gjimshiti siguroi një vend edhe në formacionin më të mirë të javës sipas “SofaScore”, faqes së specializuar për statistikat.

Gjimshiti
Gjimshiti

Gjithnjë sipas “SofaScore”, Gjimshiti është vlerësuar me notën 8.

()


AlbaniaWeb.net